Editorial

Liria e shprehjes a nënkupton edhe lirinë e lehjes?

By FerizajPress

July 21, 2019

Hava Kurti Krasniqi

E habitur jam shumë me reagimet e disave nëpër rrjetet sociale, me thashetheme pa asnjë grimcë baze,se gjoja shkuarja e z.Haradinaj në gjykatë është lojë politike e qeveritarëve. Unë se di ku e marrin këtë guxim? Kjo është mëkat. Pse bëheni rezil? Këto janë profka të vetëposhtëruarve. Bomba akuzuese. Prandaj mos u bëni robot të armiqve, ndalni këto pena të egra e helmonjëse. Kosova jonë ka përjetuar plagën e ndarjes nga Shqipëria. Ka përjetuar diskriminim e vrasje psiqike e fizike. Ka përjetuar luftë,dhunë,trishtime. Kohë me stuhi të zymta. Por kurr nuk ka qenë e çoroditur. Kjo çoroditje vjen prej burimeve armike. Sot nuk kanë mundësi armiqt të na mantretojnë si dikur,sepse sot jemi shtet,kemi ushtri,kemi një nënë qe quhet Shqipëri,kemi aleatë,e po jetojmë në universin e teknikës e kamerave,krejt transparent në çdo hap . Por sot po na luftojnë armiqt me thashetheme të tilla. Prandaj kujdes: me fjalë të tilla në vëllavrasje na qon Serbia. Ata që i shërbejnë thashethemeve të armiqve ata janë duke shkelur mbi gjakun e dëshmorëve.

Me këtë rast mu kujtua një tregimi i një miku : Isha, tha, duke u kthyer nga Zvicra,menjëherë pas lufte, kalova nëpër Shqipëri,aty në Kukës na ranë një bandë,na goditën,na morën paratë. Baba,ata flisnin shqip ,më tha djali Jo,jo i thash,ata ishin shqipfolës,por kurr shqiptar.

Mësoni nga ky tregim. Mos ta mbjellim të keqen. Mosni se do t’iu kthehet në bumerang.

Nuk e ka dërgu z.Haradinaj në gjykatë as z.Thaqi as z.Veseli,e ka dërgu rusi dhe sërbi. Kjo gjykatë do ta ulë kokën para shqiptarëve.

E gabimi më i madh i qeveritarëve tanë : që nuk i vënë ligjet që dënojnë gazetarë e jo gazetarë që fantazojnë për hir të mediokritetit hasmues,që japin lajme pa e patur as grimcën më të vogël të sė vërtetës. Liria e shprehjes nuk nënkupton lirin e lehjes.