Lajme

Lirak Çelaj: Thirrjet e Shpend Ahmetit janë për luftë dhe gjakderdhje

By FerizajPress

February 13, 2017

Në një përgjigje për lajmi.net, Çelaj thirrjet e Shpend Ahmetit për mbrojtjen e pronës i ka cilësuar si tejet të rrezikshme, që sipas tij mund të sjellin edhe luftë.

“Ai bënë kësi thirrje që janë shumë të rrezikshme, sepse merreni me mend nëse edhe ne i thërrasim militantët tonë, edhe ai të vet e dalim aty të bëhet luftë e gjakderdhje. Por ne nuk do ta bëjmë një gjë të tillë”, ka thënë Lirak Çelaj për lajmi.net

Në lidhje me vendimin për shkarkimin e drejtorit të trafikut, ai ka deklaruar se kryetari i Prishtinës është duke shkelur ligjin pasi po ndërhyn në punët e ndërmarrjes që është e pavarur.

“Edhe aksionari i tij ka qenë kur është zgjedhur ky bord i cili e ka marrë këtë vendim pas shumë përpjekjeve me bashkëpunu me institucione, pas  thirrjes së Shpendit për bojkot edhe është marrë ky vendim. Ai nuk ka argumentet, thjesht nuk i pëlqen vendimi”, u shpreh Çelaj.

Në fund kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, e ka ftuar Shpend Ahmetin që të ndjek rrugët ligjore me gjykata dhe polici “e të mos bëjë thirrje që mund të jenë të dëmshme për vendin”. /Lajmi.net/