Lind foshnja pa gjuhë në Durrës, ja çfarë bëjnë mjekët shqiptarë

By FerizajPress

July 21, 2016

Një foshnje ka lindur me gjuhë të pa zhvilluar në maternitetin e Durrësit, ndërsa mjekët thonë se ky është rasti i parë dhe nuk kanë eksperiencë se si veprohet.

Rasti i parë i regjistruar i gjeti të papërgatitur bluzat e bardha në këtë spital. Në një situatë të tillë, prindërit e foshnjës së sapolindur në Durrës kërkojnë ndihmën e ministrisë për të garantuar një jetë normale për të.

Babai i foshnjës, Enkeledi duke folur me ABC News, thotë se fëmijën e dërgoi në Tiranë, dhe aty mjekët i thanë se jashtë shtetit mund të ketë shpresa për të. Por duket se shpresat janë të pakta për familjen e Enkeledit.

Burime nga materniteti i spitalit bëjnë të ditur se fatkeqësisht ky është një rast i rrallë dhe për momentin nuk mund të thonë asgjë për ecurinë e fëmijës.

.