Lajme

Limaj: Mirënjohje për gjithë anëtarësimin e Nismës në Pejë (Foto)

By FerizajPress

November 27, 2016

Limaj gjithashtu ka bërë të ditur se kryetari i degës së NISMA-s në Pejë , bashkë me drejtuesit tjerë të degës janë duke bërë një punë të pa lodhshme në funksion të politikave socialdemokrate të Nismës.

Ky është postim i plotë:

“Sot bashkë me Sekretarin e NISMA’s, z. Bilall Sherifi, Shefen e Grupit Parlamentar, znj. Valdete Bajrami, Sekretarin për Shëndetësi të NISMA për Kosovën, z. Muharrem Kuçi, dhe anëtarë tjerë të kryesisë së NISMA’s, takuam shumë anëtarë dhe simpatizantë të degës së NISMA’s në Pejë.

Kryetari i degës së NISMA’s në Pejë, z. Tahir Bricori, bashkë me drejtues tjerë të degës janë duke bërë një punë të pa lodhshme në funksion të politikave socialdemokrate të Nismës.

NISMA në Pejë është në rritje të vazhdueshme dhe shumë aktive përmes aktiviteteve të saj.

Mirënjohje për gjithë anëtarësinë e Nismës në Pejë, për angazhimin e madh në shërbim të qytetarëve të Pejës”, shkruan ai. /Lajmi.net/

.