Lajme

Limaj: Mallrat e rajonit nuk do ta pushtojnë Kosovën

By FerizajPress

May 28, 2017

Ai u shpreh se partia e tij beson që Kosovës i duhet një qeveri reformatore. Sipas tij, Qeveria e ardhshme duhet të heq dorë përfundimisht nga subvencionet dhe të kalohet në mbështetje të fuqishme.

 “Mbrojtja e prodhimit vendor, ne jemi këtu në një rajon që është i njohur  për patate dhe vite më herët kemi parë që duke mos pasur mundësi ta shesh dhe ose janë kalbur ose është dashur t’i derdhin dhe kjo nuk duhet të ndodh më. Ma nuk do të ketë raste dhe këto produkte të kalben”, ka thënë Limaj.

Sipas tij me qeverinë e re, “me angazhimin e Nismës nuk do të lejojmë që bujku i Kosovës të jetë në rolin e jetimit dhe të që tregu i Kosovës të pushtohet nga mallrat e rajonit”.Limaj theksoi se nga e me qeverisjen e tyre, do të ketë 300 deri në 400 milionë euro investim në bujqësi.