Ferizaj

Liga Institucionale në Ferizaj dhuron Superndeshje dhe Spektakël

By FerizajPress

April 04, 2017

Raiffeisen Bank dhe Policia na dhuruan një ndeshje për mbamendje. Spektakël, aksione dhe gola te cilat i kënaqen sportdashësit ne fushën Kampioni. Ndeshje heronjsh, ndeshje emocionesh u panë sot ne ndeshjen e këtyre ekipeve cilësore. Fillimisht shënuan Raiffeisen Bank me golin e bukur me thembër te Gëzim Bajrami, për të barazuar Arian Obrazhda. Pastaj njëri ndër heronjtë Frashër Jashari, i cili ishte dhe lojtari me i mire i Superkupës shënoi golin e dyte për Raiffeisen Bank për te vazhduar edhe me tre gola tjerë qe ne total ishin kater gola. Ekipi i Policisë kishte pak individ te disponuar për loje dhe ata ishin Aria

n Obrazhda me kater gola të shënuar dhe Mustafë Ismajli me dy tjerë. Përveç Frashër Jashari ndeshjen e karrierës e bëri edhe portieri i tyre Xhemajl Uksmajli. Ai mbronte ato raste qe edhe portier si Bufoni do te ia kishin lakmi. Me loje te mire u dalluan edhe Gëzim Bajrami, Labinot Lubishtani lideri natyral i Raiffeisen Bank, Behar Imeri, Arion Grainca, Bestor Syla, Besnik Vishi dhe Arbnor Bajrami.

 

Në anën tjetër dy ndeshjet e mbetura te Ligës Institucionale dhuruan spektakël sot. Ndeshje fantastike dhe me raste te shumta. Fillimisht Gjeodetët dhe Gjykata për të vazhduar me ndeshjen KBI : Dogana.Gjykata : Gjeodetet Për Gjykatën golat i shënuan Shkelzen Polloviqi dhe një eurogol i Sami Zeka. Për ekipin e Gjeodetëve aduti kryesor i tyre Sead Prushi edhe ne këtë ndeshje shënoi dy gola. Gjithashtu vlen te përmenden portierët e dyjave ekipeve për pritjet bravuroze.Dogana : KBI Sot nuk ishte dita e ekipit te Naser Kosumit të KBI-se. As karizma e tij nuk ndihmoi shumë. Në anën tjetër ekipi i Doganës kishte ne radhet e saj lojtar si Agron Sadiku-Kojshia i cili shënoi hetrik në këtë ndeshje. Në anën tjetër lojtarët e KBI-se nuk ishin as për se afërmi ata të lojërave tjera.