Katër ekipe sigurojnë Play-Offin dhe ato janë FSK, OVL-UÇK-së, Posta-Vala dhe Sh.F.M.U “Imri Halili” Këtë fundjavë u zhvilluan ndeshjet e xhiros së nëntë të Ligës Institucionale Fundjava u hap me ndeshjen Spitali dhe Raiffeisen Bank të cilat zhvilluan një ndër lojërat më të bukura në vitet e fundit.Dy skuadrat luajtën lojë të bukur dhe atraktive.
Në ekipet e tyre kishin njohës të mire të futbollit. Sherif Topalli, Zenel Shabani dhe Idriz Dugolli dhuronin aksione të bukura për Spitalin duke arritur të shënonin 4 gola por ato ishin të mjaftueshëm vetëm për të barazuar rezultatin në 4-4. Në anën tjetër Labinot Lubishtani, Gëzim Bajrami, Besnik Vishi dhe Arbnor Bajrami dhuronin spektakël duke shënuar plot 4 gola tjerë dhe për të ndarë pozitën e pare me Policinë por me një ndeshje më shumë. Duhet cekur se edhe referimi në këtë ndeshje ishte i jashtëzakonshëm nga referët Reshat Hyseni dhe Alban Uksmajli.
Ndeshja tjetër e cila u zhvillua ishte Gjon Sereçi-KBI. Fillimi i ndeshjes fliste vetëm për një emër dhe atë të Rrahman Kurti i njohur si Mani Kurti. Ai shënoi tri gola në ndeshjen e radhës por lëndimi i i tij i hershëm ndikoi që ai mos ta përfundonte ndeshjen me gola tjerë. KBI në anën tjetër tregoi se është skuadër e forte dhe se rezultatet e fundit ishin më shumë krizë momentale. Individi më i dalluar i KBI-së ishte Kemajl Halili që dhuroi dy gola të bukur sikur ne ditët e hershme te rinisë. Gjithashtu edhe Shkëlqim Rexhaj shënoi 4 gola për të arritur shifrën e 20 golave të sezonit. Ndeshja përfundoi me fitoren e KBI me rezultat 8-4.
Ndeshja Posta-Vala dhe Imri Halili do ti ballafaqonte dy lojtarët pretendentë për këpucën e artë Përparim Mulaku dhe Fatlum Hajrullahu. Rezultati ishte i barabartë 3-3, i cili fundosi ëndrrën e Përparim Qorrit të Zjarrfikësve për pozitën e katërt të sezonit, e cila do ta kualifikonte në Play-Off. Skuadra e Imri Halilit fillimisht e hapi ndeshjen me golin e Fatlum Malokut 1-0 për të barazuar pastaj Posta Vala. Ndeshja që pritej të jetë ndeshja e sezonit në Grupin A, falë pozitës momentale në tabelë të skuadrave nuk ishte siç pritej, kjo edhe falë kualifikimit të hershëm në Play-Off të dy ekipeve. Këto ekipe do të presin ndeshjet tjera të Grupit B për të mësuar kundërshtarët e çerekfinaleve të Play-Offit.
KK Ferizaj dhe Keds zhvilluan ndeshje të bukur dhe me gola të shumtë. Ekipi i KEDS vinte pas disa serive te fitoreve te arritura kurse ekipi KK Ferizaj gjithashtu vazhdonte të bënte një gjë te tille, sidomos me përforcimet e bëra. Agon Zhinipotoku shënoi hetrikun me te shpejte ne histori të Ligës Institucionale. Për tri minuta arriti tri gola kurse Driton Qiraxhiu u dallua me një hetrik tjetër për Kk Ferizaj, duke shënuar edhe një eurogol. Për ekipin e Keds me lojë të mire u dallua Qëndrim Guri, kurse i vetmi qe mbante ne lojë skuadrën e Keds ishte Përparim Cakolli me 4 gola të shënuara. Ne fund fitorja i takoi ekipit te KK Ferizaj me rezultat 6-5.
Ndeshja përmbyllëse e fazës së rregullt në Grupin A ishte ajo në mes OVL-UÇK-së dhe KRK-së. Skuadra e Burim Sadikut befasoi me golin e shënuar në fillim dhe ndeshjen e mençur të treguar. Por për të kthyer moralin u përkujdes Bekim Halili dhe pjesa e pare përfundoi 1-1. Pjesa e dytë prapë me të njëjtin ritëm dhe sërish KRK-së shënoi golin për 2-1 por zëvendësimet dhe sidomos hyrja e Asllan Asllani dhe Zijadin Hasani ndryshuam rrjedhën e takimit dhe e rikthyen lojën në favorin e tyre për ta përmbyllur takimin me rezultat 5-3 në dobi të OVL-UÇK-së.
Duhet cekur se mungesa e trajnerit Nexhat Shahini në fillimet e takimit la pasojat e tij sepse nuk kishte një udhëheqës që do t’i bënte ndërrimet. Nexhat Shahini është treguar SKAUT i vërtetë me ofrimin e lojtarëve Ardian Jashari dhe Zijadin Hasani dhe se mungesa e tij në takimet e OVL-UÇK-së sjell kokëçarje. Ekipi i KRK-së me lojërat e treguar në fund të kampionatit ka treguar se ajo tash e tutje do të jetë arrë e forte për çdo ekip. Mundësinë e pare për të treguar këtë epitet e ka në ndeshjet e kupës.