Sport

Liga Institucionale e Ferizajt: OVL e UÇK-së kundër Posta-Vala

By FerizajPress

May 27, 2016

Ndeshje interesante dhe mjaft e bukur pritet të zhvillohet ndërmjet Posta-Vala dhe skuadrës së OVL e UÇK-së. Padyshim se të dyja skuadrat në këtë takim do hynë me të njëjtin objektiv, fitoren dhe kalimin në raundin gjysmëfinal, por vetëm njëra nga skuadrat do e arrijë atë. Në njërën kemi skuadrën e Postës, e cila njihet për ndeshje të bukur dhe më në krye me Përparim Mulakun,i cili pritet ti bëjë mjaft probleme mbrojtjes së OVL-së. Në anën tjetër qëndron Bekim Halili, i cili edhe në kampionat e konfirmoi se para portës është i pafalshëm. Pra këto fakte dhe shumë tjera na bëjnë me dije se do jemi dëshmitarë të një ndeshje fenomenale. E shtunë, ora 17:10 Fusha 2 Posta-Vala vs OVL e UÇK-së /AJ