Lajme

Liderët e shtetit mblidhen te Thaçi

By FerizajPress

August 30, 2018

Të gjithë janë pjesë e delgacionit kosovar që herën e fundit ishin në Bruksel së bashku, ku edhe takuan përfaqësuen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Mësohet se temë e diskutimit do të jetë vazhdimi i dialogut të Brukselit, që do të ndodhë më 7 shtator.

Takimi vjen në kohën kur Kuvendi pritet të mblidhet në një séancë të jashtëzakonshme pas deklaratave të Thaçit për korrigjim të kufijve.

Arsyet zyrtare të takimit nuk janë bërë të ditura për media. /Lajmi.net/