Delegat i shpalljes së Deklaratës Kushtetues të vitit 1990, ishte edhe Muharrem Shabani, i cili mbahet mend për leximin e deklaratës.
Ai, sot në vizitën në Kuvendin e Kosovës tha se mos harresa e kësaj dite është mos harresë e kontributit të popullit shqiptar. Ai kërkojë nga institucionet e vendit që të tregojnë kujdes më të madh për ish-deputetët që janë raste sociale.
Ne sigurisht që me 2 Korrik në kuadër të rrjedhave tonë historike dhe rrugëtimit tonë, liri kombëtare dhe pavarësi është një ngjarje që ka shprehur vullnetin e akumuluar apo sublimuar të popullit me dekada të tëra për liri. Çdo punë në territorin e Kosovës, mbi tokë, por edhe nën tokë minatorët e Trepçë, ishin ata të parët që tregonin shprehje vullnetit për shpalljen e Kosovës Republikë të barabartë me të gjitha njësit tjera. Mos harresa e kësaj dite është mos harresë e një kontributi të popullit. Na mungojnë koleget, por familjaret e tyre të jenë krenar për angazhimin e tyre, mendoj që kishte me qenë mirë kryetar dhe të gjitha institucionet tjera sepse një numër sot nuk kanë mundur të vijnë shkaku se disa me paterica e disa nuk kanë qenë këndej që bile për kundër kësaj asnjëherë nuk është vë në pyetje përkujdesja e një gjendje sociale, e dinjitetshme e kujdesit shëndetësor e material të tyre”, tha Shabani.