Sport

Lewandowski hesht kritikët, përgjigjet në fushë

By FerizajPress

August 15, 2018

Pas paraqitjes gala në ndeshjen e Superkupës, drejtuesit bavarezë u dukën të lehtësuar që polaku është ende në skuadrën e tyre. U përfol gjatë se ai do të kalonte te Reali i Madridit, por duket se gjërat kanë ndryshuar. Pas sfidës bomberi nuk foli për gazetarët, por kjo nuk ishte e nevojshme: “Ai ka folur në fushën e lojë”, u shpreh Tomas Myler. “Nëse ai është në 100 përqindëshin e tij, atëherë ne jemi të papërmbajtshëm, siç u pa dhe gjatë ndeshjes”. Të dielën në mbrëmje ishte pikërisht ai që duhet të jetë. Falë tij skuadra shënoi tri herë dhe ndeshja praktikisht u mbyll që në pjesën e parë. Më pas erdhën dhe golat e Koman dhe Tiago që vulosën sfidën.