Ferizaj

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Ferizaj demanton lajmin për aderimet në PDK

By FerizajPress

January 26, 2017

Lajmet mediatike spektakolare se PDK-së në Ferizaj i bashkohen më shumë se gjysma e LVV-së Ferizaj nuk po i beson askush, madje as vet ata të PDK-së të cilët e përgatitën dhe nxjerrën në media gënjeshtrën e radhës dhe tendencën tradicionale për të manipuluar me qytetarët.

Lajme të këtilla janë sa për vetëkënaqje dhe arsyetim të “të vegjëlve” para bossit të tyre se gjoja ne po punojmë dhe po e rrisim partinë. Arsyet e largimit nga LVV të disa individëve nuk kanë të bëjnë asgjë me parimin. Lëvizjet parimore politike e kanë vetëm një kahje, nga të tjerat në LVV. Të gjitha lëvizjet e tjera janë për interesa të ngushta personale ose klanore. Sa për të informuar drejt qytetarët dhe demantuar PDK-në, ata që sot u larguan nga LVV janë “person“ e jo “persona“ inaktiv për më shumë se një vit dhe pa asnjë pozitë në struktura të LVV-së, madje as në pika, e lere më në strukturë qendrore. PDK- ja duke parë një rënie të vazhdueshme pingule të saj në të gjithë Kosovën, madje edhe në bastionet e saj siç janë Drenasi dhe Skenderaj, i ka mbetur edhe një përpjekje e fundit e dëshpëruar e mbijetesës duke u kthyer e mbledhur “QERSHIAT“ që nuk i duheshin më herët dhe me këto qershia mendon të bënë spektakle zgjerimi. Ne e dimë, edhe ju (PDK) e dini se këto janë klithmat e juaja të fundit, të një regjimi shtet shkatërrues, siç ju quanin më herët ata që iknin nga ju, e që tani po ju bashkohen. Për të „mirëpritur” gjysmën e LVV-së Qendra në Ferizaj, ashtu siç ju pretendoni se keni bërë, duhet siguruar një hapësirë e madhe, sepse gjysma e LVV-së në Ferizaj nënkupton jo më pak se 4 000 persona, sepse LVV!- Qendra Ferizaj ka shënuar dhe po shënon rritjen më të madhe që nga formimi i saj, thuhet në komunikatën lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Ferizaj.