Ferizaj

Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj kërkon debat në Kuvend për raportin e auditorit

By FerizajPress

July 13, 2019

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj ka kërkuar që në seancën e radhës të Kuvendit Komunal të debatohet raporti i auditorit gjeneral për vitin 2018.

Këtë kërkesë e ka adresuar i pari i këtij subjekti për Ferizaj, Valon Ramadani, i cili gjatë një konference për medie ka bërë të ditur se vet opinioni i raportit si i kualifikuar me theksim çështjesh e tregon më së miri nivelin e kësaj qeverisje.Tutje ka specifikuar të gjeturat duke përmendur keqplanifikimet e shpenzimeve, keqplanifikimin e të hyrave vetanake, menagjimin e dobët i hapësirave publike si dhe mospërfshiraj e një numri të punëtorëve të arsimit në listat e pagave.Se raporti ka nxjerrë në pah edhe të metat nga palnifikimet e subvencioneve dhe investimet kapitale me ç’rast janë goditur fermerët dhe qytetarët e tregon më së miri raporti ka shtuar kryetari i qendrës së LVV_së Valon Ramadani.Ai madje ka shtuar se është një numër i madh i rekomandimeve që komuna duhet t’i përmbushëKërkesën për vënien në rend të ditës të raportit do ta praqes përfaqësuesi i këtij subjekti në Komitetin për Politikë dhe Financa ka thënë kryetari Valon Ramadani.