Ferizaj

Levizja Vetevendosje dënon ashpër gjuhën fyese e denigruese që ju bë asamblistes, znj. Kristina Gashi Bytyqi

By FerizajPress

March 15, 2017

“Levizja Vetevendosje dënon ashpër gjuhën fyese e denigruese që ju bë asamblistes, znj. Kristina Gashi Bytyqi, nga Kryetari i Komunës z. Muharrem Sfarqa.

Kjo gjuhë është e papranueshme dhe sjelljet e tilla duhet të dënohen. Askush nuk mund të fyej askënd për shkak të bindjeve të tij, e për më tepër një grua në politikë nuk mund te jetë objekt i sulmeve denigruese për shkak të pozicionit dhe bindjeve të saj Levizja

Vetevendosje përkrah protestën dhe kërkon nga Kryetari Sfarqa që të kërkoj falje publike për sjelljes dhe gjuhën denigruese dhe fyese ndaj grave”  thuhet në koumnikatën lëshuar nga Levizje Vetëvendosje ,Qendra Ferizaj.