Ferizaj

Letër publike Gjeneralit e Kryeministrit Ramush Haradinaj

By FerizajPress

September 15, 2017

  I nderuar Mitrovica sot për sot paraqet problemin numër një për Kosovën.

Klasa politike do të duhej të ndërgjegjsohej se problemi në veriun e Kosovës nuk mund të zgjidhet me deklarata, por me veprim konkret te institucioneve shtetërore e jo me tu rrahur institucionet e sigurisë nga organet ilegale paramilitare serbe te kontrolluar jasht Kosovës . Nuk ke nevojë të takohesh me ata që nuk i njohin Republikën dhe institucionet e Kosovës ( Millana e Stojana ), por shtrije funksionin e organeve të sigurisë e të zbatohet ligji e të mbrohet edhe popullata shqipëtare në tokën e vetë . Populli Shqiptarë në atë pjesë jetonë i rrezikuarë gjitha fushatë, prandaj kerkohet urgjentisht të funksionoj Shteti me organet e saj.

Ne Kombi Shqipëtar nuk duhet me vonesë me i kuptuar ” lojërat ” që të tjerët i kanë luajtur .

Kryeminister i Republikës Ramush Haradinaj Kujdes nga lojrat që mundë ti luajë e ashtuquajtura Lista serbe (Dora e Zezë) kjo listë e ka këtë mision për spastrimin etnik të pjesës Veriore të Kosovës , e jo për Bujqësin.

Se si do të reagojmë sot , do të varet shumë e nesermja , prandaj rekomandojmë që vazhdimisht të punojmë në senzibilizimin e subjekteve me përgjegjsi ndërkombëtare mbi zgjidhjen e të drejtës tonë historike kombëtare të trojeve tona të Shqipëris Etnike .

Problemi i Mitrovicës duhet të mbyllet dhe atje të funksionon jeta instucionale e shtetrore e Republikës së Kosovës , zgjidhjet e përkohshme nuk janë fare zgjidhje ato kërcenohen me rrezikun që mos të ketë zgjidhje.

Mos harro Kryeminister se kufijtë e Kosovës nuk janë në “pjesën veriore” të Mitrovicës , territori i Kosovës shtrihet deri në Rashkë.

Me KonsideratëHyzri Salihu Koordinator i FBKSH,së Shqipëri Etnike – Mërgatë 15.09.1017