Ferizaj

Leotrim Brahimaj në KF Ferizaj

By FerizajPress

July 08, 2017

Top sulmuesi i Ligës se parë Leotrim Brahimaj është transferi i radhës i skuadrës ferizajase, Brahimaj së fundi ishte pjesë e KF. Ballkanit ku shkëlqeu me këtë skuadër duke i shënuar 24 gola në 33 ndeshje. Brahimaj ka nënshkruar  kontratë dy vjeçare(2) me mundësi vazhdimi me skuadrën e Ferizajt. Brahimaj, Guraziu dhe Kuka pritet ta udhëheqin sulmin e Ferizajt në Ligën e parë drejt rikthimit në Superligë.