Sport

Lennox Lewis ka një mesazh për Anthony Joshuan

By FerizajPress

August 31, 2018

Lewis mendon se Joshua duhet t’ua plotësojë dëshirën tifozëve. “Duhet të përballësh me kundërshtarin më të mirë dhe kjo do ta ndihmojë ndërtimin e karrierës. Nëse vazhdon t’i zgjedhësh kundërshtarët, publikut nuk do t’i pëlqejë. Duhet të përballësh me atë që do publiku” ishin fjalët e ish kampionit të peshave të rënda. Duket se ky mesazh ka synim ta nxitë përballjen Joshua-Wilder. AJ ndeshjen e ardhshme e zhvillon kundër Alexander Povetkin. /Lajmi.net/