Sport

Lennox Lewis dhe Vitali Klitschko rikthehen, e sfidojnë njëri-tjetrin në një sport tjetër

By FerizajPress

August 16, 2018

Rikthimi i dy legjendave në ring do të ishte eksitues për të gjithë adhuruesit e boksit. Realisht dyshja legjendare do të rikthehen, mirëpo vetëm për një lojë shahu. Është një betejë e trurit jo e boksit. “Do të rikthehemi për një lojë shahu. Jemi shumë të vjetër të boksojmë tani” ka thënë Lewis. “Do të jetë interesante për ne të rikthehemi në ring pas ndeshjës së 2003” ka vazhduar më tutje ai. Gjithashtu Lewis ka folur edhe për SAGAN Anthony Joshua – Deontay Wilder dhe u ka bërë thirrje që të përballen me njëri tjetrin dhe ta mbyllin debatin. /Lajmi.net/