Sipas mediave franceze, ai ka filluar bisedimet me Dinamon e Zagrebit për një transferim të mundshëm gjatë merkatos së këtij muaji.
Kontrata e Lenjanit me Renën përfundon në fund të këtij sezoni dhe nuk dihet ende se në çfarë forme është duke e konsideruar klubi i njohur kroat transferimin e tij. Futbollisti shqiptar nuk arriti dot kurrë të tregonte vlerat në Ligën 1 të Francës dhe tashmë Dinamo e Zagrebit mund të konsiderohet një “barkë shpëtimi” për karrierën e tij.
Për shkak të mosaktivizimit me skuadrën aktuale, Lenjani e ka humbur dhe vendin e titullarit të padiskutueshëm në kombëtaren shqiptare.