Shëndetësi

Lëngu i këtij fruti është 5 herë më i fuqishëm se shurupi kundër gripit

By FerizajPress

October 16, 2017

Nga shije.al Ananasi është një frut shumë i shëndetshëm dhe me vlera ushqyese pafund, kjo gjë e bën një ilaç shumë të fuqishëm kundër gripit dhe të ftohtit në dimër.

Ai njihet ndryshe si mbreti i frutave, pasi ka një sasi shumë të madhe të përbërësve esencialë, vitaminave, mineraleve, enzimave dhe elementëve të tjerë. Për këtë arsye natyra e ka dekoruar ananasin me gjethet e tij në formë kurore.

Ananasi është i pasur në vitamina C, A, E, magnez, kalcium, potasium, fosfor, hekur, zink dhe vitaminat e grupi B. Të gjitha pjesët e ananasit mund të përdoren dhe të përgatitet edhe si çaj.

Membrana e ananasit është e pasur me një element shumë të nevojshëm si bromelina, që ndihmon në shpërbërjen e proteinave të cilat treten me ngadalë nga trupi. Lëngu i ananasit ndihmon digjestionin dhe pastron zorrët. Ja sesi t’a përgatisni:

Përbërësit: 250 ml lëng i freskët ananasi, 1 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë çaji xhenxhefil pluhur, ¼ lëng limoni i freskët, 1 lugë çaji piper

Përgatitja: Përzieni të gjithë përbërësit për të përgatitur shurupin. Më pas konsumojeni 2-3 herë në ditë për t’u shëruar nga gripi. shije.life/2017/10/lengu-i-ketij-fruti-eshte-5-here-me-i-fuqishem-se-shurupi-kunder-gripit/