Lajme

Lekaj thotë se vitin e ardhshëm autostrada bëhet me pagesë, tregon për çmimin që do ta paguajnë qytetarët

By FerizajPress

September 19, 2018

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka deklaruar se shfrytëzimi i autostradës me pagesë ka mundësi të bëhet vitin e ardhshëm, por që ata si Ministri janë duke shikuar fizibilitetin.

Ai u shpreh se çmimet do të jenë të arsyeshme që nuk e rëndojnë shumë xhepin e qytetarëve, derisa theksoi se tarifa rrugore e vendosur nga Shqipëria për të shfrytëzuar autostradën është e lartë.