“Zoti, krahët me ja dhënë Hashimit e Isës, se nuk munden ta ratifikojnë Demarkacionin”, ka thënë Pal Lekaj.
“Ne Kosovë nuk është çudi që përzihen kompetencat. Nuk është punë e Thaçit me dhanë ultimatume të tilla”, ka thane Lekaj për Rrokum Tv.
Ai ka thënë se ratifikimi i Demarkacionin nuk do të bëhet në asnjë mënyrë, duke shtuar se AAK do të kthehet në Kuvend të mos e lejojnë ratifikimin e Demarkacionit.
“Na kemi thënë që Marreveshja duhet me u kthye nga fillimi, dhe se komisioni i Demarkacionit bashkë me Qeverinë duhet të shkarkohen, sepse të dyja kane përgjegjësi”.
Lekaj ka folur edhe për veprimin e VV-së, të cilët kishin vendosur vet se ku është vendi ku e ndanë Kosovën me Malin e Zi.
“Kufiri nuk mbrohet me shtiza dhe me tabela ‘mire se vini ne Kosove’, sepse duhet të mbrohet mandej shtizën dhe flamurin, mbasi qe e vendose”, ka thënë Lekaj.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=hNBbkJFcNL0&w=100&h=439]