Lajme

Lekaj: Në Kosovë mungon demokracia kushtetuese

By FerizajPress

September 15, 2016

Në një deklaratë për media Lekaj ka thënë se mungesa e demokracisë do të thotë mungesë e të drejtave të njeriut, përcjell lajmi.net.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Demokracisë e shpallur para nëntë vitesh, nga OKB-ja”.

“Kosovën, kjo datë e shënuar, e zë me një sistem politik jo mirë të përcaktuar, ku ende po mungon demokracia kushtetuese e mirëfilltë”.

“Mungesa e demokracisë don të thotë mungesë e garancës për të drejtat e njeriut, të cilat mundësojnë zhvillimin e shoqërisë dhe shtetit të së drejtës”, ka thënë Lekaj.