Lajme

Lekaj: Anëtarët e Komisionit për Matje të Territorit nuk kanë ndërgjegje, janë argatë të Isa Mustafës

By FerizajPress

February 21, 2017

Përmes një postimi në Facebook, Lekaj ka shkruar se anëtarët e komisionit nuk kanë as ndërgjegje pasi sipas tij ata kanë qenë argat të qeverisë.

Ky është postimi i plotë:

Komisioni marionetë e Isa Mustafes,

Komisioni per matjen e territorit, prej fillimit ka qene nje marionete e Isa Mustafes, qe per detyre ka pasur legjitimimin e planeve te tij, per sakatosjen e territorit te Kosoves. Ata kane qene argatë të Isa Mustafës dhe e kanë kryer argatllekun e tyre. Krejt Kosova e din kete fakt. Kete e dijne edhe anetaret e ketij komisioni, e di edhe Isa Mustafa dhe e dini edhe ju mediat. Ata jane kontraktuar per nje pune te pistë dhe prandaj e kane prodhuar nje rezultat te pistë. Kisha dashte te them krejt kjo qofte ne ndergjegjen e tyre, por ata njerez nuk kane as ndergjegje!