Ferizaj

Lejohen dasmat dhe mbrëmjet e maturës, deri në ora 23:00

By FerizajPress

June 22, 2021

Qeveria e Kosovës ka prezantuar masat e reja lehtësuese të pandemisë. Mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës , lejohet deri ne ora 23:00.

Muzika lejohet deri në ora 22:45.

Organizimi i dasmave , fejesave e ahengjeve , është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 30 % e kapacitetit të hapësirës ( 30 persona për 100 m ) por jo me shumë se dyqind ( 200 ) të ftuar në rastet kur 30 % e kapacitetit te hapësirës tejkalon këtë numër.

Distanca në mes të tavolinave duhet të jetë tri ( 3 ) metra.

Për mbajtjen e dasmave , fejesave , ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës , obligohet respektimi i udhëzuesit të veçantë për ahengje