Lejet online të ndërtimit, Rama: Po ecim më shpejt se BE-ja

By FerizajPress

May 06, 2016

Në fjalën e tij, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur edhe për procesin e Berlinit, për të cilin tha se nuk është një garë ku vendet vrapojnë për të marrë sa më shumë para.

Sipas tij, qeveria shqiptare po ndjek një rrugë dhe se deri tani ka qenë më shpejt se Bashkimi Evropian.

“Ta çmontojmë idenë se procesi i Berlinit është një garë ku vendet vrapojnë kush të marrë më shumë para. Nuk është kështu. Ne kemi vendosur një hartë për rrugën që do të ndjekim dhe deri tani kemi qenë më shpejt se BE-ja. Ne e kemi të nevojshme të vrapojmë, ata jo. Ata janë në një situatë të ndërlikuar dhe mbështetja që i kanë dhënë procesit është i një rëndësie të jashtëzakonshme, por paratë do të vijnë pjesë-pjesë dhe nuk do të jenë kurrë aq sa imagjinon fantazia jonë kolektive. Ka diçka më të rëndësishme, ajo që mund të bëjmë pa para për të prodhuar më shumë para”, tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë, lejet online janë një hap përpara dhe që shkojnë në një drejtim me vendet e tjera. “Shqipëria ka një problem në bazë me të dhënat e ndërtesave dhe territorit. Në këtë territor janë ndërtuar rreth 400 mijë ndërtime pa leje”, tha Rama.

(10:16) Lejet online të ndërtimit, Gjermeni: Thjeshtojnë procedurat për investitorët

Ndërsa ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, ka deklaruar se lejet elektronike ose “e-Lejet”, janë të rëndësishme në planifikimit e zhvillimit urban. Ajo tha se ky shërbim thjeshton procedurat për investitorët dhe qytetarët për lejet e ndërtimit

Sipas saj, ky aktivitet do të shërbejë edhe si një platformë për të intensifikuar marrëdhëniet mes vendeve të rajonit.

“Shqipëria ka hyrë tashmë në një rrugë në fushën e planifikimit të zhvillimit urban që garanton mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Krijimi i sistemit elektronik, është një hallkë e domosdoshme pas nismave historike të ndërmarra në fushën e planifikimit. Është pjesë e platformës “iAlbania”. Ofrimi i këtij shërbimi, i cili thjeshtëson procedurat për investitorët dhe qytetarët, është bërë realitet që prej 20 prillit”, tha Gjermeni.

Ndërkohë, ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito tha se ky shërbim do të përshpejtojë edhe procesin e anëtarësimit të vendit në BE.

Sipas Haritos, rajoni ynë ka gjithçka që të bëhet pjesë e tregut unik dixhital dhe kjo shumë më shpejt se sa procesi i gjatë që do të na duhet të kalojmë për të arritur deri në anëtarësimin në BE.

“Bërja pjesë në këtë treg mund të përshpejtojë të gjithë procesin tonë të anëtarësimit. “e-Lejet” janë pjesë e një programi shumë të madh. Ky dixhitalizim prek në radhë të parë bizneset, që nga regjistrimi i tyre, prokurimet publike, tatimet që kanë të gjitha procedurat online dhe një sërë shërbimesh të dedikuara për bizneset që kanë ndikim në treguesit e “Doing biznes për Shqipërinë””, theksoi Harito.

The post Lejet online të ndërtimit, Rama: Po ecim më shpejt se BE-ja appeared first on Lajminet.