Leicester City ka refuzuar ofertën e Manchester United për mbrojtësin Harry Maguire. Sipas “Sky Sport”, Leicesteri i ka thënë “jo” ofertës prej 65 milionë funtesh të Unitedit, përcjellë “Lajmi.net”. “Foxes” kanë bërë me dije që Maguire nuk është në shitje. Mbrojtësi ka marrë disa oferta pas paraqitjeve pozitive në Kupën e Botës. /Lajmi.net/