Ferizaj

Leard Sadriu, në formacionin e javës

By FerizajPress

April 06, 2021

Paraqitjet e mira në ndeshjet kampionale të superligës së Shqipërisë, kanë bërë që qendërmbrojtësi ferizajas, i cili i mbron ngjyrat e Skënderbeut të Korçës,  të jetë pjesë e njëmbëshjetëshes më të mirë të kësaj jave.Për Leardin, kjo përbënë edhe një motiv shtesë për ta shtuar angazhimin në ekipin që po lufton për mbijetesë në superligën e Shqipërisë.

Siç dihet,Leardi, të hënën është kthyer nga Katari, ku ka luajtur në dy  ndeshje miqësore, që reprezentacioni U21 i Kosovës i ka zhvilluar me ekipin kombëtarë të këtij shteti.Ky sukses shënon edhe një sukses të talentëve tanë që i mbrojnë ngjyrat e ekipeve të ndryshme nē arenën ndërkombëtare.