Ferizajas, Leard Sadriu, i cili me mjaft sukses po i mbron ngjyrat e Klubit të Futbollit Mura ne kampionatin Slloven, së fundi ka marrë ftesë për të qenë pjesë e skuadrës së përfaqësueses së Kosovës, , kundër Armenisë, më 16 nëntor dhe kundër Ishujve Faroe, më 19 nëntor. Siç dihet më herët Sadriu, ka qenë anëtar i përfaqësueses së Kosovës U-21, U-19 si dhe U-17Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, ka publikuar listën e futbollistëve për dy miqësoret e këtij muaji, kundër Armenisë, më 16 nëntor dhe kundër Ishujve Faroe, më 19 nëntor.Për këto dy miqësore Giresse është përqendruar kryesisht në emra të rinj. Stërvitja e parë e Dardanëve është paraparë të mbahet, të hënën, në orën 18:30, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.Në listë janë përfshirë 20 emra, që pritet të jetë rast për secilin për tu paraqitur në miqësoret e nëntorit, për të shijuar debutimin dhe natyrisht për të hyrë në syrin e selektorit për ndeshjet kualifikuese dhe tjera zyrtare.
LISTA E PLOTË E LOJTARËVE:Visar Bekaj – Tirana (ALB);Jozef Pukaj – Winterthur (SUI);Ibrahim Dresevic – Karagumruk (TUR);Lirim Kastrati – Ujpest (HUN);Ilir Krasniqi – Llapi (KOS);Jetmir Haliti – Mjallby (SWE);Donat Rrudhani – Young Boys (SUI);Lumbardh Dellova – Ballkani (KOS);Leard Sadriu – Mura (SLN);Uran Bislimi – Lugano (SUI);Lindon Emërllahu – Ballkani (KOS);Muharrem Jashari – Drita (KOS);Blendi Idrizi – Regensburg (GER);Jetmir Topalli – Istanbulspor (TUR);Toni Domgjoni – Vitesse (NED);Agon Sadiku – Honka (FIN);Arianit Ferati – Fortuna Sittard (NED);Valmir Veliu – Gaziantep (TUR);Mirlind Daku – Mura (SLN);Lirim Kastrati – Fehervar (HUN).