Ferizaj

Lë veturën në autolarje por nuk e gjen më

By FerizajPress

December 15, 2017

Ferizaj.15.12.2017. Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj, personi i gjinisë mashkullore kishte lënë veturën e tij (me çelësa) për ta pastruar në një auto-larje, por, një i dyshuar i panjohur duke u prezantuar si i afërm i pronarit të veturës e ka marrë veturën dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Uran Tinova’ në Ferizaj, mesditën e djeshme, ka njoftuar Policia e Kosovës.