Ferizaj

LDK, dega në Ferizaj të premtën shënon 26-të vjetorin e themelimit

By FerizajPress

May 10, 2016

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Ferizaj, këtë të premte shënon ipërvjetorin e 26-të të themelimit të kësaj dege. Me këtë rast do të jepen mirënjohje për veprimtarë të dalluar të LDK-së, si dhe çmimi tradicional “Ibrahim Rugova”. Në shënimin e përvjetorit të Degës së LDK-së së Ferizajt pritet të marrin pjesë akademik Isa Mustafa me bashkëpunëtorë, anëtarë të kryesisë së LDK-së, ministra e deputetë të kësaj partie. Dega e LDK-sē në Ferizaj ka ftuar të gjithë anëtarët dhe simpatizantët që të marrin pjesë. Takimi mbahet këtë të premten, më 13 maj 2016, në ora 15:00, në restorant “Ujëvara” në Ferizaj.