Lidhja Demokratike e Kosovës – dega në Ferizaj ka reaguar rreth vrasjes së një 25 vjeçari në këtë qytet.Ish-kryetari i kësaj komune nga radhët e LDK-së, Muharrem Sfarqa ka thënë se ky rast tregon domosdoshmërin e komunikmit mes pushteti dhe qytetarëve, që sipas tij kohëve të fundit është shkëputur.
Vrasja e 25 vjeçarit në pikë të ditës nga dega e LDK-së në Ferizaj është cilësuar si makaber për qytetarët dhe në veçant për kalimtarët e rastit.
Reagimi i plotë i LDK-së në Ferizaj, pa ndërhyrje:
Vrasja ne Ferizaj ne pike te dites, eshte nje rast makaber per qytetaret e ne vecanti per kalimtaret e rastit, pas nje kohe te gjate qetesie ne kete qytet. Dega e LDK se shprehe indinjaten e saj te thelle dhe e denon kete akt, si forme te papranueshme te zgjidhjes se problemeve mes vete. Ky rast tregon domosdone e komunikimit te pushtetit me qytetaret, qe eshte shkeputure ne kete komune koheve te fundit. Keshilli Komunal per Siguri ne Bashkesi dhe organet e institucionet tjera te sigurise te marrin masat e nevojshme qe raste te tilla te mos perseriten, sepse vrasjet jane hije e keqe qe bie mbi te gjithe ne, e posacerisht mbi ata qe duhet ta parandalojne krimin, si dhe mbi ata qe e kane marre persiper edukimin e brezave te rinj. Dega e LDK se fton anetaret dhe simpatizantet e saj per besueshmeri ne te gjitha institucionet dhe bashkepunim me te ngushte per parandalimin e ketyre rasteve me qellim qe ato te mos perseriten me.