Ferizaj.13.10.2017. Për ta prezantuar platformën për zhvillim ekonomik lokal, drejtues të LDK-së patën sot një takim me një numër biznesesh në Ferizaj. Me këtë rast para këtij komuniteti të afaristëve, u promovuan edhe kandidatët e LDK-së për kryetar të komunës së Ferizajt, Shtimes, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.
Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, tha se të gjitha matjet tregojnë se Lidhja Demokratike do të udhëheq me shumicën e komunave, andaj kjo parti prioritet do ta ketë zhvillimin ekonomik dhe harmonizimin e të gjitha kushteve në nivel lokal për bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha.