Ferizaj.26.08.2017. Lidhja Demokratike e Kosovës në Ferizaj, ka prezantuar 45 kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 22 tetorit për Kuvend Komunal.
Kryetari i këtij subjekti politik, Muharrem Svarqa, duke prezantuar një nga një kandidatët e LDK-së për asamble, u shpreh i bindur se me këtë listë LDK do të del e para në këto zgjedhje.
“Është një listë e pasur në pikëpamje kuadrovike, një listë kandiduese e përfshirë nga të gjitha grupmoshat, në një ruajtje të kohezionit të gjeneratave dhe me një përfaqësim të të rinjve më shumë se ndonjëherë më parë në Lidhjen Demokratike. Vota e LDK-së nuk do të shkoj në asnjë parti tjetër, është një votë stabile dhe besoj se ne për herë të parë po kandidojmë me përfaqësime të reja sepse të gjithë ata që kanë ushtruar funksione me rëndësi gjerë më tani për Lidhjen Demokratike, për shtetin dhe për komunën e Ferizajt të gjitha energjitë e tyre do t’i vënë në shëbim të përkrahjes të kandidatëve të Lidhjes Demokratike”, tha Svarqa.
Svarqa tha se LDK e ka pasur të vështirë t’i zgjedh njerëzit që do t’i fus në garë për Kuvend Komunal ngase, sipas tij, LDK-ja ka emra që premtojnë shumë për të ardhmen.
“Përshtypja ka mundur të jetë se ka qenë një punë e vështirë, por më e vështirë ka qenë përzgjedhja e njerëzve të mirë se sa vështirësia që mund të shfaqej në përpilimin e listës, sepse LDK punon me konsensus të plotë, përkundër asaj që ka numër më të madh të nëndegëve se sa që është mundësia e përfaqësimit të tyre, LDK në organizimin e vetë politik nuk e ka pasur mundësinë që t’i përfaqësoj të gjitha nëndegët veç e veç, por ne kemi bërë fuzione të dy e tri nëndegëve në dobi të përfaqësimit të një kandidati, varësisht nga ajo se si e kemi vlerësuar, ku kemi pasur mundësi të fitores më të mëdha, ose ku kemi qenë më stabil”, theksoi Svarqa.
Svarqa tha përbërja më e madhe e kësaj liste është nga fshatrat ndërsa janë vetëm 18 kandidatë nga qyteti.
LDK në Ferizaj në zgjedhjet lokale të vitit 2013, kishte sigurar 13 ulëse në Kuvendin Komunal, mirëpo ndër vite ky numër ka ndryshuar pas kalimit të asamblistëve nga një subjekt në tjetrin, transmeton Televizioni Tema.
Kjo është lista e plotë e kandidatëve për asamblist në Ferizaj nga LDK:
1. Muharrem Svarqa
2. Faruk Guri
3. Eleonora Isufi
4. Muhamet Çerkini
5. Heset Shatrolli
6. Hysnije Mustafa-Shamolli
7. Ramadan Baliu
8. Imri Hashani
9. Elfete Mehmeti
10. Shkëlzen Selamni
11. Nezir Mani
12. Qëndresa Salihaj
13. Burim Karameta
14. FadilHalili
15. Fitore Sadiku
16. Ekrem Mustafa
17. Flamur Istrefi
18. Jehona Mustafa
19. Gëzim Kokollari
20. Ridvan Nebihu
21. Yllkë Neziri
22. Xhafer Ramusholli
23. Vehbi Emini
24. Besa Goga
25. Hajriz Shabani
26. Balton Dërguti
27. Bahrije Hyseni
28. Haxhi Spahiu
29. Përparim Guta
30. Blerina Bajraktari
31. Selamn Shabani
32. Agon Zhinipotoku
33. Saranda Musliu
34. Burim Selmani
35. Nazim Haliti
36. Eglantina Ramadani
37. Kemajl Mustafa
38. Bedri Zeqiri
39. Fatime Xhafaj
40.Sabit Avdija
41. Florim Krasniqi
42. Avdurrahim Sallahu
43. Burim Ugzmajli
44 Gani Mahalla
45 Gani Xhemajli