Ferizaj

LDK prezanton kandidatet për Kuvend Komunal

By FerizajPress

October 14, 2017

Ferizaj.14.10.2017. Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, prezantoi kandidatet për këshilltare komunale në këtë qytet, gjatë një tubimi zgjedhor në teatrin “Adriana”. Me këtë rast, kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së Lirije Kajtazi, duke iu drejtuar kandidateve dhe grave të këtij subjekti, tha se LDK-ja është lidhje me vlera, e cila asnjëherë nuk e ka lënduar popullin dhe elektoratin e vet.

“Kjo është lidhja e demokratëve të vërtetë, kjo është lidhja me integrim, kjo është lidhja me mirëqenie, kjo është lidhja për progres dhe natyrisht ne do të ecim me të, do të ecim ngase i kemi pa të mirat e LDK-së, kjo parti i ka treguar gjithmonë sukseset e saj, ne i kemi provuar edhe të tjerat, por për fat të keq janë ato që e kanë lënduar popullin kosovarë, jo në raste të rralla”, tha Kajtazi.