Zyrtarë të Lidhjes Demokratike në Ferizaj e kanë bërë sot përgjegjës pushtetin për borxhet që po i krijojnë komunës përmes projekteve pa mbulesë.
Madje kanë përmendur disa sosh të cilat sipas tyre nuk korespondojnë me kodet buxhetore të planifikimit.
E pushteti në anën tjetër këto po i konsideron si të paqena e që po bëhen sa për t’u dukur dhe për konsum partiak.
Valon Halimi nga dega e LDK-përmes një konference i ka kujtuar pushtetit se janë disa projekte që po zhvilohen pa procedura të buxhetit dhe pa asnjë njoftim paraprak të Kuvendit Komunal.
Halimi ka shtuar se komuna po vazhdon nënshkrimin e kontratave pa mbulesë buxhetore, teksa ka përmendur projektin e bashkimit të qytetit me nënkalime, rrugën Ferizaj-Gurëz dhe projektin e palestrës në Greme. Në anën tjetër zëdhënsi i komunës, Selim Marevci, duke iu referuar këtyre adresimeve ka bërë të ditur se lajmi i mirë qëndron në faktin se buxheti i Kosovës sot po miratohet se komuna e Ferizajt nga ky buxhet ka përfitime që asnëjeherë më parë nuk i ka pasur.
Duke u ndërlidhur me këto pretendime të LDK-së, zëdhënësi Marevci, ka shtuar se këto janë spekulime dhe se këto projekte janë të Qeverisë së Kosovës dhe se nuk kanë ndikim në buxhetin komunal dhe se do të realizohen sipas parashikimeve. Veq kësaj LDK po i sheh të dëmshme edhe masat e ndalesës së përkohshme nga gjykata për pjesën e nënkalimeve të projektit “Bashkimi i qytetit”, por edhe rrugës “Ferizaj-Gurëz”. Sipas Valon Halimit, kyetari Aliu, edhe përkundër kësaj mase, po vazhdon me punimet duke e ngritur veten mbi ligjin Edhe për çështjen e masave nga gjykata, zëdhënsi Marevci ka shpjeguar se drejtori i infrastrukturës këto i ka demantuara ditë më parë dhe se opozita po donë t’a ricikoi edhe njëherë këtë temë. Kjo përballje nga disatnca e degës së LDK-së dhe pushtetit është e dyta brenda periudhës njëjavore.
Në këtë subejkt thonë se do të jenë më të shpeshtë në adresimin e problemeve që lidhen me inetersin qytetarë, ndërsa pushteti po mendon se këto paraqitje të opozitës po bëhen vetëm sa për tu dukur.