Ferizaj

LDK në Ferizaj shënon 29 vjetorin e themelimit

By FerizajPress

May 06, 2019

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës  në Ferizaj   ka shënuar sot  29 vjetorin e themelimit dhe veprimtarisë së  sajë.

Udhëheqës e anëtarë kanë  rikujtuar aktivitetin për  gati tri decenie  të kësaj partie e cila u formua në një moment të ndieshëm  të historisë së re për shqiptarët e Kosovës.

Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj  Muharrem Sfarqa  tha se këtij rrugëtimi të gjatë  e të vështirë nuk i’u ndanë as ferizajasit. Sipas tij ky subject politik  i ka kontribuuar shumë forcimit të vlerave demokratike  qytetëruese  duke qenë bartëse edhe e proceseve të rëbdësihsme  për vendin.

“Përvjetorin  e 29-të Lidhja demokratike e Ferizajt e prêt me një organizim  të brendshëm solid, e gatshme të marr mbi supe detyra dhe përgjegjësi  që i kërkohet e që i takojnë.  Dega e Lidhjes Demokratike e Kosovës për Ferizaj aktualisht po luan rolin e një opozite të fuqishme  duke mbajtur nën vëzhgim  dhe duke u përpjekur të korigjojë dështimet e njëpasnjëshme  të pushtetit  dhe duke ofruar alternative të mbështetura  me argument dhe ekspertiza të brendshme për zgjidhjen e problemeve të shumta  me të cilat vazhdojnë të ballafaqohen qytetarët e Komunës së Ferizajt” ka thënë Muharrem Sfarqa.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Lutfi Zharku tha se  historia e LDK-së  është histori e Kosovës dhe si e tillë paraqet  pasuri kombëtare.

“LDK-ja  vetëm njëherë udhëhoqi vendin me Kryeministrin Isa Mustafa  dhe dëshmoi se si ndërtohet vendi dhe institucionet. Qeverisja e LDK-së ndërtoi shtet  të së drejtës, administratë efikase, transparent, siguroj zhvillim ekonomik  përmes përkrahjes së sektorit privat  dhe arsim dhe shëndetësi cilësore. Me qeverisjen e LDK-së, Kosova ishte shumë më e mirë, më e ndërtuar, më e rregulluar, më e pasur, më e zhvilluar” ka thënë  Zharku.

Kryetari i LDK-së  Isa Mustafa i ka përshëndetur të pranishmit  përmes një telegram urimi.

Në ceremoninë e shënimit të 29 vjetorit të themelimit të LDK-së, degës në Ferizaj, për kontribut shumvjeçarë   dhe të përkushtuar  me çmimin “Ibrahim Rugova”  u nderua Hava Berisha.

Poashtu kryesia e degës së LDK-së në Ferizaj u ndau mirënjohje disa veprimtarëve  dhe aktivistëve  që kontribuuan për shumë vite  për LDK-në dhe shtetësinë e Kosovës.

Manifestimi u mbyll me një program artistik.