Dega e LDK-së në Ferizaj ka mbajtur mbledhjen e fundit të Kryesisë së saj para fillimit të procesit zgjedhor të strukturave të saj, sipas rekomandimeve nga vendimet e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.Në takimin e kryesuar nga Kryetari Muharrem Sfarqa e ku mori pjesë edhe sekretari i pergjithshëm i LDK- së z.Imri Ahmeti anëtarët e Kryesisë u njoftuan me një varg masash që ndërlidhen me nevojen e strukturimit më gjithëperfshirës të Degës, konsolidimin, unifikimin, funksionalizimin dhe pasurimin e saj me prurje të reja kuadrovike nga të gjitha grupet e komunitetet si ato; të sportit, biznesit, kulturës, grupeve tjera të interesit dhe organizmave tjerë të shoqërisë civile.
Bartës i procesit zgjedhor do të jetë komisioni kordinues i cili kryesohet nga Flamur Istrefi nënkryetar i deritanishëm e shef i grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Komunës së Ferizajt, e në përbërje të tij janë edhe Kryetarja e FG Bahrije Hyseni, nga FR asambleistja Verona Isaku, ardhja e re nga shoqëria civile Visar Azemi dhe Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së Imri Ahmeti i cili do ta monitoroj në tërsi procesin.
Dega e LDK-së në Ferizaj fton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj që të bëhen pjesë e këtij procesi.Gjithashtu fton të rinjët e të rejat që ti bashkohen partisë sonë. Fton gjithashtu të gjithë ata që jan larguar nga LDK me arsye e pa arsye që të kthehen në shtëpinë e tyre, për të mirën e përbashkët dhe të Kosovës.Dega e LDK-së falënderon të gjithë aktivistët dhe udhëheqësit e saj. Në veqanti falënderon Kryetarin e deritanishëm z.Muharrem Sfarqa që e udhëhoqi një dekadë të plotë Degën tonë me sukses duke fituar disa herē zgjedhjet e dy niveleve deri në krijimin e një fryme iracionale ndëshkuese ndaj saj duke prodhuar pasoja që u reflektuan së fundi.Të dashur qytetarë,Të dashur Ferizajas,LDK po kthehet fuqishëm.Ne po kthehemi, ejani bëhemi bashkë, për Ferizajn e për Kosovën, thuhet në njoftimin e Dega e LDK-së në Ferizaj