Dega e LDK-së në Ferizaj ka organizuar sot një tubim madhështor për të prezantuar kandidatin për kryetar të komunës së Ferizajt Muharrem Svarqën si dhe 45 kandidatët e tjerë për këshilltarë komunalë. Në këtë tubim ku merrnin pjesë mijëra simpatizantë dhe qytetarë ferizajas kreu i LDK-së Isa Mustafa tha se Ferizaj nuk ka njeri më të mirë se kryetari aktual për të realizuar projektet më të mira për qytetarët dhe institucionet, “Ju tashmë e keni kryetarin të cilin nuk keni nevojë që ta ndërroni sepse ky njeri mendon më së miri për ju. Shumë dëshmi janë tashmë para syve tuaj se përcaktimi në ditën e zgjedhjeve nuk duhet të diskutohet. Muharrem Svarqa është me ju dhe për ju dhe askush tjetër” ka thënë Mustafa. Kurse kryetari aktual Muharrem Svarqa i cili synon që edhe 4 vite të udhëheq me komunën e Ferizajt ka përmendur edhe shumë prioritete për një Ferizaj të zhvilluar e të fortë ekonomikisht.
“Jam po aq krenar që sot pas 4 vitesh pune bashkë me ju, të ju kerkoj besimin edhe për një mandat në kreun e Komunës. Shumë mund të pyesin pse? Cka i duhet edhe një mandat një njeriu qe ka drejtuar një komune për 4 vite? E kam pyetur shpesh edhe unë veten time. Nuk e mohoj që ka qenë po aq shpesh temë diskutimi edhe në familjen time, me gruan dhe fëmijet, pastaj me miqtë e afërt e më gjerë. Në këtë pikë, më lejoni të ndaj me ju edhe një detaj. E kam takuar rrallë këto kohë, të shtrenjtin nip timin, Platonin. Takimet me të ne ambientet e shtëpisë janë tepër të veqanta. E kam parë shpesh ne sy dhe në takimet me çiltërsinë e tij shpirtërore, unë kam takuar fëmijët e secilit prej jush. Keta jane e ardhmja jonë ndërsa ne asgjë me shumë se sa shërbetorë te mirë të së ardhmes se tyre. Kam marrë lloj-lloj sygjerimesh e keshillash dhe ne fund kam vendosur ta degjoj qytetarin e Ferizajt. Kam vendosur te jem edhe per 4 vite, krah bujkut ne Prelez, Rahovicë, softaj, papaz, tërrn, Greme, Balaj etj Kam vendosur te jem krah mësuesve dhe nxënësve. Pranë pleqve dhe njerëzve në nevojë. Kam vendosur te nxjerr kampion në shumë sporte, ekipe dhe individ. Kam vendosur ta bej Ferizajn qendër kombëtare të kulturës. Kam vendosur te jem krah biznesit vendës dhe qe secili prej jush të ketë një vend pune.Kush e sheh sot Ferizajn, vështirë do ta njohë më pas katër vitesh, sepse Ferizaj do të ketë:Më shumë biznese të suksesshme, si themel i zhvillimit ekonomik dhe punësimit Do të këmbëngulim tek Qeveria e Kosovës që përfundimisht të gjejnë zgjidhje hekurudha e qytetit, spitali rajonal, stadiumin e ri të futbollit, trajtimi i ujërave të zeza, sigurimi i ngrohjes përmes djegies së mbeturinave, funksionalizimi i trafikut urban etj. Mbani mend! Këto nuk janë vetëm fjalë, sepse tashmë janë krijuar të gjitha parakushtet, janë bërë studimet dhe janë përgatitur projektet për këto zhvillime” ka potencuar Svarqa.
Postim i sponsorizuar nga LDK Dega në Ferizaj.