Në ditën e parë të fushatës elektorale, LDK në Ferizaj ka hapur fushatën më një takim me të rinjtë ferizajas.
Në këtë takim kandidatët për deputet shpalosën programin e tyre para pjesëmarrësve në këtë takim.
“Lidhja e traditës, e triumfit dhe e sukseseve sot hapi në mënyrë krejt të veçantë fushatën zgjedhore.
Dega e LDK -së në Ferizaj fushatën e saj zyrtare e ka hapur me një takim me të rinjtë ferizajas duke dakorduar me ta që fitues në këto zgjedhje do të jetë vetëm LDK dhe kandidatët e saj për deputetë.
Ne zgjodhëm të rinjët tanë që ta nisim së bashku një rrugëtim motivues.
Në ditët në vazhdim do të takojmë edhe plot simpatizantë të LDK-së, por takimi me të rinjtë tanë është pikënisja më domethënëse e kësaj fushate” thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik.