Në një prononcim për medie Ramadan Baliu nga Dega e LDK-së në Ferizaj, Komisioni për arsim, garat e diturisë të mbajtura një ditë më parë i ka quajtur të dështuara.
“Testi i Garës Nacionale të Diturise që u mbajt në vikendin që e lam pas, jo vetëm që nuk siguroi pjesëmarrjen e nxënësve, të cilët të shtunën e shfrytëzuan si ditë pushimi, por ato shpërfaqen një diletantizem të thellë të atyre që e organizuan atë” ka thënë Baliu.
Baliu me këtë rast ka përveç numrit të vogël të atre që I janë nnshtruar këtij testi , aty janë hasur edhe shumë gabime teknike dhe gjuhësore.
Ky është reagimi i plotë I Ramadan Baliut nga Dega e LDK-së në Ferizaj, Komisioni për arsim
Dështon projekti i Rexhep Hotit
Testi i Gares Nacionale të Diturisë që u mbajt në vikendin që e lam pas, jo vetëm që nuk siguroi pjesëmarrjen e nxënësve, të cilët të shtunen e shfrytezuan si ditë pushimi, por ato shpërfaqen një diletantizëm të thellë të atyre që e organizuan atë. Dega e LDK-së në Ferizaj, përmes komisionit të sajë për arsim ka vëzhguar me përgjëgjesi rrjedhën e këtij testi dhe dëshiron të njoftojë qytetarët me ndodhitë përgjate mbajtjes se tij. Gabimet e ndryshme teknike jo të vogla, nuk e justifikojnë injorancën e organizatorit. Ndërkaq gabimet gjuhësore kishin refleksione negative në çdo lëndë. Pyetësorët e parashtruar jo vetëm që nuk nxitën motivin për frymën garuese, por ato lanë një shijë të hidhur, sepse një numër i nxënësve me përgjigjet e tyre nxorën në pah se hartuesit e testit nuk ishin mbi nivelin e nxënësve, për të mos thënë, jo rrallë ishin edhe nën nivelin e tyre. Pra, nxënësit kanë dalë shumë më të përgatitur se vetë përpiluesit e testit sepse: Përpiluesit kanë lëshuar gabime elementare, sidomos në çelësin e testit të grupeve A dhe B. Dy raste: 1. Çelësi i përpiluesit thotë se vargjet e himnit “O flamur gjak, o flamur shkabë”, i ka shkruar Gjergj Fishta. Këto vargje nuk i ka shkruar Fishta, por Noli. 2. Po çelësi i njëjtë thotë se dokumenti i parë i gjuhës shqipe është “E mbësueme e kërshtenë”. Ky nuk është dokument, por është libër i shkruar nga Lek Matrenga. Nxënësit kanë arritur të japin përgjigje të sakta, ndërkohë që çelësi i përgjigjeve të Rexhep Hotit si përfitues i projektit të organizimit të kësaj gare, është rezultat i planit dështak të tij. Testi dështoi. Dështoi edhe organizatori, pavarësisht mendimit të mirë apo edhe ndonjë përpjekjeje eventuale qëllimmirë. Dështim është edhe kur mësimdhënësit duhet ta formojnë çelësin vetë dhe të nisin më pas me vlerësimin e përgjigjeve të nxënësve të tyre, pa një kriter bazë të poentimit. Kujdestarët e klasave e bëjnë vlerësimin pavaresisht profesionalizmit të tyre lëndor, pa përjashtuar këtu edhe subjektivizmin dhe manipulime të tjera. Shpenzimet e këtij projekti nuk e arsyetojnë as qëllimin e testit as pjesëmarrjen e as suksesin e tij, nëse ato nuk mbulohen me fotokopje e shumëzime të materialeve në sasi dhe jo në cilësi, as përmbajtesore e as teknike. Organizime të tilla që janë ndërhyrje në planet e punës së shkollave tona, bien ndesh edhe me programet mësimore dhe me qëllimin e tyre të shenjtë shtetëror.
Dega e LDK-së Ferizaj. Komisioni për arsim, Ramadan Baliu, kryetar i komisionit!