“LDK’ja është për dialog, por jo për këtë format, dhe është kundër udhëheqjes së këtij procesi nga presidenti Thaçi”, ka thënë Asllanaj për “Epoka e re”.
“Ky është qëndrim zyrtar dhe i pandryshueshëm”, ka theksuar ai.
Asllanaj ka vlerësuar se konsensusi politik për dialogun me Serbinë duhet të arrihet në Kuvend, e jo nëpërmjet institucioneve të tjera.
Ai ka theksuar se strukturat më të larta të LDK’së kanë pasur takime me faktorin ndërkombëtar, të cilit i kanë prezantuar qëndrimin e kësaj partie për dialogun.
Asllanaj e ka quajtur të vështirë arritjen e këtij konsensusi për këtë proces, por, sipas tij, nuk është i pamundur.