Seksioni për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se, në afërsi të Sheshit “Karl Topia” po lëvizte një shtetas nga Lazarati, i cili dyshohet për person në kërkim, me rrezikshmëri kriminale, menjëherë organizoi shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 2, për të bërë të mundur ndalimin e shtetasit të dyshuarit.
Në momentin që punonjësit e policisë janë prezantuar si dhe kanë nxjerrë dokumentin identifikues policor, shtetasi Bako Buzheri, 31 vjeç, nga Lazarati, i cili ishte i shoqëruar me një shtetas tjetër Tahir Brahimi , 30 vjeç, ka kundërshtuar dhe goditur me grusht punonjësit e policisë.
Në këto momente njëri nga punonjësit e policisë është detyruar të bëjë qitje në ajër me armën e zjarrit duke thirrur “Policia Kriminale, Mos Lëvizni”. Sapo është bërë i mundur neutralizimi i këtyre shtetasve, Bako Buzheri, ka nxjerr një sasi të dyshuar si lëndë narkotike “Cannabis Sattiva”, dhe e ka gëlltitur.
Punonjësit e policisë kanë bërë të mundur që të sekuestrojë një pjesë të kësaj lënde narkotike. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit Tahir Brahimi policia gjeti dhe sekuestroi një numër i konsiderueshëm farash të dyshuara narkotike.
Shtetasi Bako Buzheri, ka qenë i dënuar më parë nga Gjykata e shkallës së Parë për Krimet e Rënda , me 21 vite heqje lirie për veprat penale të, “Heqje me të padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit për vënie pasurie”, por është lënë i lirë duke u shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve të lartpërmendur dhe materialet procedurariale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatë Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale ” Prodhim dhe Shitje e narkotikeve në bashkëpunim” dhe “Kundërshtim me dhunë i punonjësve të policisë”.
The post Lazaratasi gëlltiti drogën dhe qëlloi me grusht policin appeared first on Lajminet.