Duke folur në qytetin rus Krasnodar, Lavrov ka thënë se ëshë i nevojshëm normalizimi i dialogut në mes të SHBA-së dhe Rusisë.
Ai ka shtuar se “ nuk do të ishtë mirë” sikur Putin dhe Trump nuk do të zhvillonin bisedime gjatë mbajtjes së këtij samiti.
Sipas tij, është shumë e rëndësishme për të dy vendet që të diskutohet rreth luftës në Siri, përcjell REL.
Samiti i grupit G-20 do të mbledhë udhëheqësit e shumë vendeve të botës për të diskutuar rreth luftimit të terrorizmit, ndryshimeve klimatike, tregtisë së lirë dhe çështjeve të tjera me rëndësi globale.