Sport

Largohet Ronaldo, ja çfarë do të bëjë Bale në Real Madrid

By FerizajPress

July 10, 2018

Cristiano Ronaldo pritet të largohet nga Real Madrid, gjatë këtij afati kalimtar të verës. Por, largimi i sulmuesit portugez mund të sjellë ndryshimin e skenarit për një tjetër yll të ekipit nga Santiago Bernabeu. Gareth Bale pritej të gjente një ekip të ri, por largimi i trajnerit Zinedine Zidane bashkuar me vendimin për largim nga Ronaldo, mund të sjellë zhvillime të papritura, shkruan “AS”, përcjell “lajmi.net”. Bale tani ka caktuar një takim me drejtuesit e klubit dhe dëshiron të di nëse do të jetë pjesë e planeve të trajnerit të ri, Julen Lopetegui, duke shpresuar në rol më të rëndësishëm në ekip, në rast të zyrtarizimit të largimit të Ronaldos. /Lajmi.net/