Sipas asaj që ka shkruar revista sportive turke “Fanatik”, sulmuesi portugez i Milanit, është pranë transferimit te Galatasaray. ‘Fanatik’ raporton për një marrëveshje të arritur mes dy klubeve, dhe Silva do t’i bashkohet Galatasaray në formulën e huazimit. Silva iu bashkua Milanit verën e kaluar nga skuadra e Portos. 23 vjeçari në sezonin e parë në Serie A nuk kishte formën më të mirë, duke shënuar vetëm dy gola./Lajmi.net/