Paris Saint-Germain është i gatshëm ta “sakrifikojë” Maxwellin për transferimin e Neymarit.
E përditshmja franceze “BuzzSport.fr”, ka bërë të ditur se mbrojtësi brazilian do të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni, edhe pse ka kontratë deri më 2017, përcjell “Lajmi.net”.
Largimi i Maxwellit do të lironte një vend për ardhjen e një futbollisti të huaj që PSG dëshiron të jetë Neymar.