Ferizaj

Largohen mbi 400 thasë mbeturina në Jezerc

By FerizajPress

May 04, 2021

Pasioni për natyrën përkthehet edhe si kujdes ndaj saj, me këtë motiv, aktivistë të Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste “Kastrioti” në Ferizaj, të mbështetur nga Komuna e Ferizajt, Kryetari Aliu, nën asistimin e zyrtarëve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ndërmarrjeve “Pastërtia” dhe “Ambienti” , KFOR-it amerikan, Kuvendit të të Rinjve, arritën që ta realizojnë me sukses aksionin “Ta pastrojmë Jezercin” me ç’rast u grumbulluan mbi 400 thasë të mbeturinave nga aktivistë të shumtë të Shoqatës.

Ky aksion patjetër se duhet duartrokitur, si një nismë për mbrojtjen e natyrës e që patjetër në thelb ka mesazhin e vetëdijësimit e apelit për mbrojtjen e perlave natyrore, siç është peisazhi natyror i Jezercit.