Dua Lipa arrives for the Brit Awards at the O2 Arena in London, Britain, February 22, 2017. REUTERS/Neil Hall EDITORIAL USE ONLY. FOR EDITORIAL USE ONLY. NOT FOR SALE FOR MARKETING OR ADVERTISING CAMPAIGNS - LR1ED2M1DLVVV

Show Biz

Lansohet “One Kiss”, bashkëpunimi i Calvin Harris me Dua Lipën

By FerizajPress

April 06, 2018

Dua Lipa e ka publikuar këngën e re, të cilën e ka sjellë në bashkëpunim me DJ Calvin Harris.

Kënga e mban titullin “One Kiss” dhe është publikuar në YouTube me një xhirim interesant. Hitbërësi i shumë këngëve të zhanrit ‘elektronic-dance’ e ka ftuar në projektin e tij një prej emrave më të kërkuar aktualisht në botën e muzikës pop – Dua Lipën.https://youtu.be/Bm8rz-llMhE

Duke u bazuar në vokalin e këngëtares shqiptare, Harris e ka përgatitur këngën e re, e cila ngjan me muzikën ‘house’ të viteve të nëntëdhjeta.

Në aspektin muzikor, kënga duket si një progresion natyral i projektit të mëparshëm të Calvin, mirëpo nga aspekti i vokalit, ai ka bërë një ndryshim shumë të madh në përzgjedhje.

“One Kiss” është kënga e dytë e Harrisit këtë vit, pas “Nuh Ready Nuh Ready” të publikuar para dy muajsh me muzikantin kanadez, PartyNextDoor.

Kënga e mëparshme nuk e arriti suksesin e pritur, prandaj ai shpreson që përmes emrit të Duas të kryesojë top-listat dhe të arrijë sukses në platformat e ndryshme të shpërndarjes muzikore.

22-vjeçarja gjatë këtij viti e ka publikuar vetëm këngën “IDGAF” që ka arritur shumë sukses, ndërkohë që hiti i saj “New Rules”, vazhdon të thyejë rekorde. /Telegrafi/