Lajme

Lamtumirë pranverë, rikthehet dimri

By FerizajPress

April 25, 2016

Për disa ditë duhet t’i themi lamtumirë pranverës dhe temperaturave të ngrohta. Reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta, do të jenë ato që do të mbizotërojnë në të gjithë territorin e vendit, transmeton Express.

Temperatura minimale do të shënojë 7 gradë celsius kurse ajo maksimale 15 gradë.

Moti i ftohtë po përshkon edhe pjesën e Europës. Në Zvicër, Suedi dhe Finlanda kishte edhe reshje të borës.

Temperaturat e ulët dhe reshjet e borës ishin edhe para dy viteve në Kosovë.